Një lajm i befasishëm dhe aspak i pritur, por shumë i bukur ka ardhur nga këngëtarja Tuna Sejdi. Ditën e djeshme ajo publikoi një foto nga salla e lindjes, duke zbuluar kështu se ëzhtë bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, për të cilin ka zgjedhur emrin Zen.
Disa muaj më parë, kur ajo u rikthye për të performuar në skenë, u vu re barku i saj i rrumbullakosur dhe pati dyshime nga ndjekesit për një shtatzani të mundshme. Asokohe, Tuna nuk e konfirmoi as nuk e mohoi lajmin, duke bërë një postim që nënkuptonte se duhet të prisnim ç’do të ndodhte, gjë që i bëri konfuzë ndjekësit e saj.
“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Sejdiu krahas postimit.
Një tjetër kuriozitet i fansave lidhet edhe me atësinë e vogëlushit për shkak të thashethemeve se Tuna dhe Patrisi janë ndarë, por Patrisi ka publikuar gjithashtu foton e ardhjes në jetë të Zenit duke shkruar “Mirë se erdhe në jetë Zen”.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.