Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, “Dafinë Moj”, kanë shkuar për fëmijët autikë.
Ditën e djeshme, ajo ka vizituar një shoqatë autizmi, ku dhe ka zbuluar se do të bëjë aty dhurimin e parave.”Sot vizituam shoqatën Autizmi, ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës, ashtu siç edhe kemi premtuar, dorëzuam mjetet nga shitja e albumit ‘Dafinë Moj’. Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen 2 mijë orë shërbime multidisiplinare falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe!”, ka shkruar këngëtarja Dafina Zeqiri.







Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock