Ajo është motra e një këngëtare me emër në muzikën shqiptare si dhe nëna e dy fëmijëve shumë të talentuar këngëtarë, por famën më të madhe Angtigone Ramosaj e ka marrë së fundmi, pasi i biri Albani i kushtoi çmimin më të rëndësishëm të karrierës.
Ajo sot feston ditëlindjen dhe të dy fëmijët si Albani edhe Beatrixi i kanë bërë urimë të ndjera në rrjetet e tyre sociale.
“Gruaja më trime ka lindur sot! Gëzuar ditëlindjen mami im më e ëmbël! Shoqja ime e ngushtë. Mamaja më e mrekullueshme që ka sakrifikuar kaq shumë. Ti je shembulli perfekt i nënës perfekte. Të dua dhe do të vlerësoj përgjithmonë! Numëroj bekimet e mia çdo ditë. Bekimi më i madh nga të gjithë është që të kem një nënë të bukur, të kujdesshme si ty në jetën time. Lutem për më shumë vite, më shumë fuqi, më shumë shëndet, më shumë pasuri dhe çdo gjë që zemra jote dëshiron. Uroj që ditët e tua të jenë aq të mrekullueshme siç je dhe ti. Të dua!”, ka shkruar Beatrix në një foto përkrah nënës së saj Antigones.
Ndërsa Albani ka publikuar një foto kuke e uruar me humor:“Gëzuar ditëlindjen mami më e famshme e momentit. Të kam jetë”, shkruan ai.
Kujtojmë se Alban Ramosaj pak ditë më parë fitoi Këngën Magjike dhe ishte aq i emocionuar, saqë nuk mundi të thoshte asnjë fjalë përveçse “O mam, e fitove”.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?