Mosha e mesme: një në tre persona kanë probleme shëndetësore

0 1

Ardhja e moshës së mesme sjell me vete një sërë sëmundjesh. E gjitha fillon në moshën 45 -vjeçare, kur shfaqen dhimbjet e shpinës, tensioni i lartë i gjakut, diabeti etj. Ndoshta, në planin afatgjatë, ato bëhen kronike dhe mund të komprometojnë cilësinë e jetës.

Kjo u zbulua nga një studim epidemiologjik ende në progres – Studimi Britanik i Grupit, që përfshinte 17,000 individë, botuar në revistën “BMC Public Health”.

Të dhënat përditësohen vazhdimisht

Mostra shqyrtohet periodikisht për të mbledhur informacion mbi gjendjen e saj shëndetësore. Dhe nga rezultatet e para doli që tashmë në mesin e 40-vjeçarëve, sëmundjet dhe problemet shëndetësore nuk përbëjnë përjashtim, përkundrazi ato janë mjaft të përhapura. Ndër problemet më të zakonshme shëndetësore janë konsumimi i rrezikshëm i alkoolit i cili prek 26% të të rriturve të moshës së mesme, dhimbje të përsëritura të shpinës (të cilat prekin 21% të njerëzve në këtë grupmoshë), probleme të shëndetit mendor, të cilat kanë të bëjnë me 19% të tjera, presion i lartë gjaku (për 16% të të rriturve të moshës së mesme) dhe pastaj përsëri artriti, diabeti i tipit 2, alergjitë, astma dhe bronkiti.

Të moshuarit e së nesërmes tashmë janë të sëmurë

Sipas autorit kryesor të veprës, Daëid Gondek “është befasuese dhe në të njëjtën kohë shqetësuese të shohësh se sa individë që janë ende relativisht të rinj tashmë kanë probleme shëndetësore. Nuk është një perspektivë e mirë që një grup i madh dyzet vjeçar tashmë vuan nga shëndeti i dobët, veçanërisht nëse mendoni se jetëgjatësia e njerëzve është rritur dhe se prandaj të moshuarit e së nesërmes do të kenë gjithnjë e më shumë sëmundje me të cilat duhet të jetojnë edhe më gjatë”.






  1. www.binance.com

    Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X