Loredana është një nga nga emrat më të suksesshëm e të lakuar të muzikës për momentin. Ajo ka nisur para pak vitesh karrierën si repere dhe po ecën me hapa shumë intensivë në tregun gjerman.
Megjithatë, pavarësisht suksesit në muzikë, gjithmonë ka tërhequr vëmëndjen edhe për jetën e saj personale e familjare. Reperja është nëna e një vajze, nga marrëdhënia e saj me këngëtarin gjithashtu shumë të njohur Mozzik.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto me bikini pa filtra dhe pa photoshop ku flet për trupin pas lindjes së vajzës Hana, duke dhënë mesazhe të fuqishme.
“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam, erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndëryrje kirurgjikale), unë jam shumë e lumtur të them se gjoksi im është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën. Stop talljes së formave trupore”, ka shkruar Loredana krahas fotos.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.