Katër muaj më parë Tuna u bë nënë për herë të dytë, duke na befasuar të gjithëve me fotot e lindjes. Përgjatë gjithë shtatzanisë, artistja kishte vendosur të mos e ndante këtë lajm me publikun.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna në postimin e saj të katër muajve më parë.
Ditën e djeshme, vogëlushi Zen bëri katër muaj që ka ardhur në jetë dhe Tuna ka ndarë momente nga kjo ditë me ndjekësit në Instagram.
“Faqe topolaku është 4 muajsh dhe nuk i rezistoj dot”, – ka qenë shkrimi me të cilin ajo shoqëroi fotot.
Duket se mëmësia e ka bërë mjaft të ndjeshme Tunën, pasi së fundmi ajo është angazhuar për kauza humanitare në ndihmë të fëmijëve në Siri. Pas kthimit nga kjo ekpseriencë, Tuna tha se ndihet e transformuar dhe do bëjë gjithçka që ka në dorë, që kjo botë të jetë një vend më i mirë për Tianin dhe Zenin.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.