Prej më shumë se një viti, jeta e këngëtares Xhensila Myrtezaj ka ndryshuar tërësisht, pasi ajo ka marrë titullin më të bukur: nënë. Në një intervistë të fundit, ajo tregon se po përjeton periudhën më të bukur të jetës, ku ndihet më e plotësuar se çdo herë tjetër dhe Ajka e ka bërë të kuptojë se njeriu mund të arrijë të dojë dikë tjetër më shumë se veten.
“Epiteti më i bukur që kam është epiteti nënë. Ne jemi kokërriza rëre në Saharanë e madhe, jemi shumë të përkohshëm, prandaj të qenit nënë është gjëja më e mirë që mund të më ketë ndodhur. Unë mendoj se kam bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, por për Ajkën mendoj që duhet ta kisha bërë më parë. Nuk e kuptoj si kam jetuar pa të”, – shprehet e emocionuar Xhensila.
Përsa i përket ngjashmërisë së Ajkës me prindërit e saj, Xhensila tregon se në portret Ajka është miksim i të dyve, ndërsa në karakter i ngjan shumë Besit. “Është shumë e shkathër, do të marrë patjetër buzëqeshjen, na ka marrë gjithë energjinë sepse është një fëmijë shumë i shkathët”.
Përsa i përket shtimit të familjes, Xhensila tha pa hezitim se dëshiron shumë ta zgjerojë familjen jo me një fëmijë tjetër, por me dy ose tre dhe sa më shepjt, sepse nuk do të donte që Ajka të ketë diferencë të madhe me motrat ose vëllezërit.
“Nuk ka gjë që të përmbush më shumë se ajo. Në fund të ditës kur hedh sytë përreth, mund të mos kesh pallate mbretërore, mund të mos kesh luks, por ke një familje të ngrohtë e të shëndetshme”, – tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=SdHKdDKWKqA
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu