Kjo ka qenë një ditë tepër e veçantë për mdoeratoren Bora Zemani, aq sa mund ta quajë si më të bukurën e jetës. Djali i saj Arbori ka pasur sot festën e abetares dhe mes shumë emocionesh, Bora ka shkruar disa rreshta mjaft prekës, që tregojnë se si kalon koha e sa lumturi i fal i biri.
“Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenarë jemi për ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!
Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që m’i dhuron vetëm ti!”
Në foto shihet edhe i ati i Arborit, DJ Vin Veli. Të dy kanë pohuar nëpër intervista se në momentet e rëndësishme të Arborit dhe sa herë që ai dëshiron, Bora dhe Vini bëhen bashkë, dhe këto ditë si e sotmja e vërtetojnë më së miri.
Ky është një shembull që duhet ta ndjeki çdo prind në raport me fëmijën, pavarësisht se si shkon marrëdhënia në çift.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock