Një ngjarje me fund tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, për një familje në Lushnje, ku një 13-vjeçar humbi jetën duke u vetëvarur me një spango në qafë.
Vogëlushi u gjet në dhomë nga prindërit, të cilët e dërguan menjëherë në spital, por për fat të keq ishte shumë vonë, vogëlushi kishte ndërruar jetë.
Ngjarja është ende nën hetimin e policisë, por një nga pistat më të dyshuara është se i mituri mund të ketë përfunduar në këtë mënyrë tragjike, duke u përpjekur të bënte një video në rrjetin social Tik Tok.
Ajo që do të ishte një video argëtuese, u kthye në një tragjedi. Bashkëmoshatarët e 13-vjeçarit kanë treguar se ai ishte përdorues i rregullt i rrjeteve sociale dhe Tik Tok ishte i preferuari i tij.
Kjo nuk është hera e parë që Tik Tok bëhet shkak për ngjarje kaq tragjike dhe dëmtuese për fëmijët e të rinjtë. Edhe ne në pernenat.al e kemi ngritur shpesh këtë shqetësim, duke bërë thirrje për prindërit që të jenë më vigjilentë në përmbajtjen ndaj të cilës ekspozohen fëmijët, të mos i lënë pa kontrolluar e të përzgjedhin cilësimet që minimizojnë sa më shumë rrezikun e fëmijëve.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.info/hu/register-person?ref=FIHEGIZ8
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://accounts.binance.com/lv/register-person?ref=SMUBFN5I