Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Elbasanit. Burime pranë spitalit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.
Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Teksa pritet një përgjigje përfundimtare nga ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, dyshohet paraprakisht se fëmija vuante nga bronkopneunomia.
Vajza është kuruar në shtëpi për disa ditë, gjë që e konfirmon edhe i ati i saj.
“Deri dy vjeç e gjysmë s’sështë sëmurë asnjëherë. U sëmur para një jave, e solla për vizitë para dy-tre ditësh, doktori tha virozë. Më dha një qese me ilaçe edhe e çova në shtëpi dje, u bo goca keq ju nxi buza. E çova prapë në spital, mori dy bidona me serum dhe goca vdiq. Kishte gati 8-9 ditë që vuante dhe s’ka qenë në këtë gjendje. Kur u bë në këtë gjendje e solla për vizitë dhe mjeku tha që është virozë dhe më dha ilaçe dhe kaq. S’na kanë thënë asgjë pse vdiq vajza, s’na kanë thënë asgjë”, shprehet i ati pas humbjes së madhe.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Downloaded the 51clubapp from 51clubapp.info. The App works perfectly well so far! Great gaming experience on my phone. Worth trying! Find the app at 51clubapp
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!