Ata të dy janë çift shumë i dashur për publikun dhe vetëm pak javë më parë bënë publik lajmin se së shpejti do të bëhen prindër. Bëhet fjalë për Fatmën dhe Alfion, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Deri tani ata nuk kanë bërë të ditur as gjininë e bebit dhe as sa kohë ka ngelur për t’i dhënë mirëseardhjen.
Por sot, Alfio ka postuar një fotografi të tatuazhit të tij të fundit, që i dedikohet pikërisht fëmijës së tyre të parë.
Në qafë ai ka bërë një tullumbace me një zemër e me një fill që e lidh, ku shkruhet në anglisht fjala baba.
Me siguri tatuazhi do të jetë me ngjyrë që përshtatet me gjininë e bebit, por ai ka zgjedhur ta postojë bardhezi.
https://www.instagram.com/p/B36zpfiAxek/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu