Fëmijët e shumë prej personazheve të njohur shqiptarë kanë filluar sot vitin shkollor dhe një pjesë prej tyre janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, duke hedhur hapin e parë drejt dijes së pafundme.
Kështu ka ndodhur edhe me vajzën e këngëtares Eneda Tarifa, e cila si shumë nëna këtë ditë nuk i ka rezistuar tundimit të postojë një foto nga ky moment kaq i rëndësishëm që shenjon jetën e një fëmije.
Të veshura të dyja me ngjyrën blu e me një rreth në kokë, nënë e bijë duken shumë të lumtura. Me anë të kësaj fotoje, Eneda përcjell edhe një mesazh shumë të rëndësishëm që vlen jo vetëm për fëmijët, por për këdo.
“E vogla jonë zyrtarisht në klasë të parë ☺️! Siç i them gjithmonë, nuk ka gjëra të vështira në jetë kur bëhen me dashuri dhe durim. Suksese bijëza ime e mirë. Jam e bindur që dituria do të të pëlqejë pafund”.
https://www.instagram.com/p/B2elOg2FXae/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu