Sfidat e shumta në rrjete sociale, tashmë janë bërë trend dhe të shumtë janë personazhet e famshëm që i ndjekin dhe më pas i bëjnë virale e pasohen nga të gjithë.
Edhe Kylie Jenner nuk i ka rezistuar një sfide që qarkullon në rrjet, të cilën e ka postuar së fundmi në Instagramin e saj.
Ajo ka dashur të testojë durimin dhe bindjen e vogëlushes së saj duke i lënë disa ëmbëlsira, por e ka ndaluar që t’i hajë derisa vetë Kylie të kthehet sërish.
Ndërkohë, i ka vendosur një kamer Stormit për të parë nëse do t’i hante apo jo ëmbëlsirat pa ardhur Kylie.
Vogëlushja tundohet disa herë, u afrohet, tenton t’i marrë, por sërish nuk i ha, deri në momentin që vjen Kylie. Reagimi dhe bindja e së bijës e kanë prekur shumë Kylien.
https://www.instagram.com/p/CAErDMyHnMO/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu