Vijojnë lëkundjet e tërmetit me pasoja dëmtime në shumë banesa dhe ndërtesa të vendit tonë. Në Durrës, qyteti më i prekur nga tërmeti as godina e spitalit nuk i ka shpëtuar dëmtimeve. Sipas Balkan Web, tronditje të forta lëkundjesh janë ndjerë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit, ndërsa mjekët kanë nxituar të dalin jashtë ambjenteve të spitalit.
Pak më pas është bërë i mundur edhe transportimi i pacientëve. Mësohet gjithashtu se në godinën e spitalit janë shënuar dëmtime të shumta ku dhe mund të dallohen lehtësisht disa të çara.
Ende nuk dihet nëse spitali i Durrësit do vijojë të jetë funksional pasi momentalisht policia ka rrethuar me shirit godinën. Deri më tani të paktën 40 persona kanë humbur jetën poshtë rrënojave dhe numërohen mbi 200 të plagosur. Ende vazhdojnë kërkimet për të humburit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu