Sipas disa statistikave, 1/3 e prindërve amerikanë i lejonin fëmijët e tyre të notonin në pishinën e shtëpisë apo hotelit edhe ndërsa nuk ishin nën mbikqyrjen e tyre. E dini se çfarë do të thotë kjo? Që çdo verë ekziston një mundësi shumë e madhe që të mbytet të paktën një fëmijë.
Sipas akademisë amerikane të pediatrisë…
Një fëmijë, pavarësisht aftësisë së tij të përkryer për të notuar, nuk duhet të lejohet të notojë pa mbikqyrjen e prindërve. Madje sipas një prej mjekëve të emergjencës në spitalin “Nationwide Children’s Hospital”, vendosja e një pishine në shtëpi është diçka e papërgjegjshme dhe mund të konsiderohet si një çelës për të parandaluar tragjeditë.
Parandalimi fillon nga mbikqyrja!
Por prindërit mendojnë se ai mjedisi i mbyllur dhe uji me klor është i sigurt për fëmijën, dhe kjo bëhet edhe më e dukshme në faktin se ata nuk largohen asnjëherë duke e lënë fëmijën të notojë apo luajë në det ose liqen pa qënë prezent. Por, për fat të keq uji është ujë dhe paraqet rrezik në çdo moment. Dhe fëmijët mund të mbyten më shpejt nga sa prindërit mendojnë. Sipas “Centers for disease control and prevention”, mbytja në ujë është shkaku i dytë kryesor i vdekjes së fëmijës që lidhet me lëndimet.
Përse prindërit i lejojnë fëmijët të notojnë pa mbikqyrje?
Në rastet më të shpeshta sepse mendojnë se ata janë shumë të aftë, por kjo nuk duhet të konsiderohet si një garanci pavarësisht moshës së fëmijës!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu