Jemi shumë pranë festave të fundvitit dhe shumë prej jush ndoshta po mendojnë se ku do të kalojnë pushimet dimërore. Duke qënë se fëmijët mund të jenë pjesë e një udhëtimi, duhet të mendojmë si të mos prishim as rehatinë e tyre, sepse nëse fëmijët nuk janë të lumtur nuk është askush!
Të udhëtosh me një fëmijë është një sfidë më vete, sidomos kur vjen puna tek gjumi dhe këshillat tona do të ishin…
Si ta bëjmë fëmijën të flejë i qetë gjatë një udhëtimi?
- Rutina e paragjumit duhet të jetë e njëjta me atë që bëni në shtëpi, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për një dremitje gjatë ditës. Merrni me vete batanijen e tij, librin, lodrën pra sendin që ai mban pranë kur fle.
- Bëni aktivitete jashtë hotelit apo shtëpisë ku po qëndroni por mos u largoni shumë pasditeve në mënyrë që të mund të ktheheni menjëherë në dhomë në momentin e duhur. Kështu orari i fëmijës do të zbatohet dhe ai do të flejë i qetë.
- Merrni me vete një djep të rehatshëm (hapen dhe mbyllen për të qënë sa më praktikë) dhe nëse do të prenotoni një hotel kërkoni t’ju vendosin në dhomë koshin e gjumit të bebes (baby cot i quajnë shumë hotele dhe agjensi).
- Merrni me vete një pajisje që prodhon zhurmë qetësuese (që ndoshta e përdorni edhe në shtëpi), shkarkoni një aplikacion me zhurma të bardha etj.
- I organizoni mirë aktivitetet që do të bëni gjatë ditës dhe nëse e shikoni të arsyeshme merrni me vete edhe dadon e fëmijës apo dikë që të kujdeset për të. Në jo pak raste do të keni nevojë të kaloni më shumë kohë jashtë, dhe në një nga këto momente fëmija mund të flejë i qetë në hotel pasi është argëtuar me ju.
Lexoni dhe:Perse femijet kerkojne te pijne uje para gjumit?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu