Muajin e kaluar, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë për herë të parë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Emi. Ata kanë publikuar shpesh herë momentet e tyre të bukura me voglushen e tyre, teksa vëmendjen e ka tërhequr Jonida me trupin e përsosur menjëherë pas lindjes.
Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë dhe nuk kuptohej aspak që ishte bërë nënë.
Mbrëmjen e djeshme Jonida ka ndarë një tjetër postim në Instagram, ku shfaqet me të voglën e saj, teksa ka shkruar: “Shpirti plot”.
https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/
Pak ditë më parë moderatorja na tregoi se që kur janë bërë prindër ajo dhe Besniku nuk po gjejnë më kohë vetëm për njëri-tjetrin, pasi ose janë me vajzën, ose duke punuar.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu