Është një rregull i pashkruar që ditën e parë të vitit ta kalojmë me njerëzit tanë më të dashur, të paktën nëse kemi mundësi. Kështu i japim një lloj “garancie” vetes se e nisim vitin duke dhënë e marrë dashurinë më të pastër që mundemi.
E tashmë në epokën dixhitale është bërë gjithashtu traditë postimi i këtyre momenteve në rrjetet sociale përmes fotove e videove.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Inva Mula ka postuar një foto me të birin e saj Antony, i cili është rritur shumë. “Shoku im i ngushtë”,shkruan Inva krahas fotos.
Ajo shpesh në intervista thotë se një nga pengjet e saj është që dy fëmijët Antony dhe Nina nuk po rriten bashkë, megjithatë rrugët e tyre bashkohen shpesh, si në rastin e një feste të tillë.
https://www.instagram.com/p/B6x1Xs9g2HF/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu