7 shenjat qe tregojne se femija juaj ka nevoje urgjente te kontrollohet nga mjeku

0 0

Në momentin që fëmija ka një problem, pra një patologji, infeksion, një problem në zhvillim, për prindin shpesh është e vëshirë të pranohen simptomat e para edhe pse mund të jenë tërësisht të dukshme dhe për pasojë edhe diagnostikimi apo trajtimi do të bëhet me vonesë. Kini parasysh se diagnostikimi është shumë i rëndësishëm, prandaj nëse shikoni këto shenja tek fëmija juaj duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Shenjat alarmante janë:

  • Rritja e një nishani. Nëse në lëkurën e fëmijës fillon të shfaqet një nishan jo i rregullt dhe me diametër mbi 6mm apo një nishan që ndodhet në lëkurë fillon të zmadhohet, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
  • Fëmija fillon të humbë flokët. Ky problem mund të shkaktohet nga një mungesë vitaminash dhe për të zbuluar arsyen duhet të shkoni tek pediatri.
  • Fëmija fillon të ndryshojë rutinën dhe sjelljen e tij. Ai fillon të mos flejë më, të mos pranojë të ushqehet, të ndihet i lodhur. Në këtë rast duhet të bëni vizitë tek mjeku.
  • Koka e fëmijës fillon të rritet. Fontanelat (pjesët e buta të kokës) janë shumë normale tek bebet, por ato nuk duhet të fillojnë të rriten. Pra nëse koka fillon të rritet në zonën e tyre, është shenjë e një patologjie.
  • Ulet aftësia e dëgjimit. Nëse fëmija fillon të mos reagojë si më parë ndaj kërkesave dhe të mos ju përgjigjijet kur e thërrisni në emër, duhet të shkoni tek mjeku pasi ai mund të ketë probleme me dëgjimin.
  • Fëmija është vazhdimisht i etur. Konsiderohet alarmante nëse ai kërkon të pijë vazhdimisht ujë dhe kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz.
  • Ai gërrhet me zë të lartë. Nëse e bën këtë me zë të ulët nuk duhet të shqetësoheni por e kundërta tregon se fëmija ka një problem me frymëmarrjen apo mund të jetë edhe shenjë e një infeksioni. Pra mos e neglizhoni.

Lexo edhe: Antobiotiket, pjesa me e madhe perdoren pa qene e nevojshme

Femijet jane te vegjel dhe te brishte, si t’i mbrojme?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X