Antibiotiket, pjesa me e madhe e tyre perdoren tek femija pa qene te domosdoshem

0 0

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve mund të favorizojë shumimin e disa super baktereve, të cilët do të jenë të vështirë për tu luftuar, prandaj duhet treguar kujdes i madh me përdorimin e tyre.

Përdorimi i antibiotikëve

Edhe në vendin tonë praktikohet pothuajse pa kriter antibiotiku, dhe përgjithësisht ata rekomandohen tek fëmijët nga mosha 0-5 vjeç si edhe pas moshës 65 vjeçare. Fatkeqësisht në rreth 50% të rasteve përdorimi nuk bëhet në mënyrën e duhur.

Alarmi ndaj super-bakterieve

Problemi kryesor është favorizimi i përhapjes së super-baktereve dhe në lidhje me këtë shumë vende kanë diskutuar edhe në kongreset mjekësore si ai “Amit” në mënyrë që të mund të sigurohej një tablo e specifikuar e të gjitha vendeve të botës në lidhje me përdorimin e antibiotikëve. Disa prej vendeve të botës do të nxjerrin edhe lidhje që ndalojnë përdorimin e antibiotikëve kur nuk është e nevojshme.

Rregulli numër 1: lani duart!

Gjatë kongresit është diskutuar në lidhje me disa masa që mund të merrni për të parandaluar ngjitjen dhe përhapjen e baktereve, dhe rregulli kryesor është të lani duart.

Sipas Marco Tinelli, drejtues i Unitetit operativ të sëmundjeve infektive dhe tropikale në spitalin e Lodi, fëmijët duhet të mësojnë që në vitet e para të shkollimit rastet kur mund të përdoren antibiotikët, një praktikë që ka vite që ndiqet në vendet nordike.

Cili është mendimi juaj në lidhje me përdorimin e antibiotikëve në vendin tonë? Mendoni se është kthyer në një praktikë tashmë edhe kur nuk është i nevojshëm?

Lexoni edhe: A mund ta trajtojme infeksionin e veshit pa antibiotikë?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X