“Se marova mas teje… ma ke prekur zemrën me dorën tënde magjike”/ VIDEO

0 0

12 Dhjetori është një ditë shumë e rëndësishme për prezantuesen Bora Zemani, sepse në këtë datë, 5 vite më parë ajo solli në jetë të birin Arbor.

Sikurse e përmend dhe ajo vetë, koha ka kaluar nxitimthi dhe si pa kuptuar Arbori sot feston ditëlindjen e 5-të.

Ajo e ka uruar shumë ëmbël të birin, përmes një shkrimi që shoqëron një video  në Instagram, ku Bora i dedikon Arborit këto vargje: “Se marova mas teje, u tërbova ams teje, ndërsa ai i thotë se e do shumë.

Postimi i plotë i Bora Zemanit

“Shshshsh… qetësi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë:
Vërtet nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt, ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djalë i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë 😋
Tani je rritur dhe e ke mesuar që “shakpa” jane “shapkat”, qe “fuckla” jane “flluskat”, që “oh maj gaj” eshte “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” qe i thua akoma “goconjer” por punë e madhe, këto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?” 🤷🏻‍♀️, “Po Zoti a ka qenë bebe?”😳, “Pse ora kalon kaq shpejt?”🤔, “Pse nata është kaq e shkurtër?”🤪 dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bën ta bërtasësh përgjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. 😍 Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të filloje festaaaa…. “- shkruan Bora.

https://www.instagram.com/p/B5-JEaaDia2/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X