Fëmijët 22 muajsh bëjnë një dremitje në ditë dhe kanë nevojë për 10-12 orë gjumë gjatë natës dhe 2-3 orë gjatë ditës, mesatarisht. Shumë fëmijë 22 muajsh do të jenë në gjendje të qëndrojnë zgjuar më shumë se 5 orë, por nëse fëmija juaj 22 muajsh ka ende nevojë të flejë pas vetëm 5 orësh, kjo është absolutisht normale dhe e zakonshme. Nëse vogëlushi juaj qëndron zgjuar 5 orë dhe fle 11-12 orë gjatë natës, përdorni një nga oraret e gjumit të mëparshëm për fëmijët 15-17 muajsh. Kjo tabelë ilustron një orar të zakonshëm nëse fëmija juaj zgjohet më herët, qëndron zgjuar 5 orë e gjysmë para dhe pas gjumit dhe bën një dremitje 2-orëshe.
Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.
| Tabela për fëmijën 22 muajsh | |
| Koha | Aktiviteti |
| 6:30 AM | Zgjimi |
| 7:00 AM | Mëngjesi plus qumështi |
| 9:00 AM | Mesvakti |
| 11:00/11:30 AM | Mesvakti plus qumështi |
| 12:00 PM | Dremitje |
| 3:00 PM | Mesvakti plus qumështi |
| 5:00 PM | Mesvakt i vogël |
| 6:30 PM | Darka plus qumështi |
| 7:30 PM | Vënia në gjumë |
Lexo edhe: Oraret e gjumit dhe ushqyerjes së fëmijës 23 muajsh






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock