Fëmijët 23 muajsh bëjnë një dremitje në ditë dhe kanë nevojë për 10-12 orë gjumë gjatë natës dhe 2-3 orë gjatë ditës, mesatarisht. Shumë fëmijë 23 muajsh do të jenë në gjendje të qëndrojnë zgjuar më shumë se 5 orë, por nëse fëmija juaj 23 muajsh ka ende nevojë të flejë pas vetëm 5 orësh, kjo është absolutisht normale dhe e zakonshme. Nëse vogëlushi juaj qëndron zgjuar 5 orë dhe fle 11-12 orë gjatë natës, përdorni një nga oraret e një gjumi të mëparshme për fëmijët 15-17 muajsh. Kjo tabelë ilustron një orar të zakonshëm nëse vogëlushi juaj qëndron zgjuar 5 orë e gjysmë para dhe pas gjumit dhe bën një dremitje 1.5 orë.
Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.
| Tabela për fëmijën 23 muajsh | |
| Koha | Aktiviteti |
| 7:00 AM | Zgjimi |
| 7:30 AM | Mëngjesi plus qumështi |
| 9:30 AM | Mesvakti |
| 11:30 AM | Mesvakt plus qumësht |
| 12:30 PM | Dremitje |
| 3:00 PM | Mesvakt plus qumësht |
| 5:00 PM | Mesvakt i vogël |
| 6:30 PM | Darkë plus qumësht |
| 7:30 PM | Vënia në gjumë |
Lexo edhe: Oraret e gjumit të fëmijës 24-30 muajsh






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock