Ditët e para të vitit 2020, prezantuesja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari po i kalon së bashku me familjen e saj në Zvicër. Shpesh kemi parë pastime të saj duke bërë ski, apo duke shijuar panoramën e bardhë të borës në këto pushime dimërore.
Por, për herë të parë duket se Rudina nuk i është përmbajtur dot dëshirës së parezistueshme që lumturinë e madhe në lidhje me të bijën, ta ndajë me gjithë ndjekësit e saj.
Ajo ka postuar një foto të Mias me fytyrë, teksa me duar ka formuar një zemër, dedikim për mamin.
“Kjo zemra ishte për mua dhe unë po e ndaj me ju”, – shkruan Rudina.
https://www.instagram.com/p/B657eTdjt7e/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu