Çdo publikim i saji qoftë në televizon, apo në media sociale karakterizohet nga nota humori, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një temë serioze apo diçka tjetër.
Bëhet fjalë për aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj e cila aktualisht po shijon disa ditë pushim në jugun e vendit, së bashku me familjen e saj.
Rudina tashmë si nënë, tregon si ka ndryshuar çdo sekondë e jetës së saj dhe nuk mund t’i anashkalojë përgjegjësitë as kur pushon, tani që është bekuar me të bijën Viktoria.
Me humor ajo thotë se kur je nënë shijon çdo moment të pushimeve duke marrë rreze dhe se fëmijët nuk të pengojnë aspak, kur në të vërtetë ajo ndodhet në një pishinë dhe në krah mban të bijën, duke u pëprjekur që e vogla të shijojë gjithçka dhe jo vetë aktorja.
https://www.instagram.com/p/B0vZm6Vl4rD/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu