Renne, vajza e këngëtarëve Robert Berisha e Nora Istrefi, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot pesë vjeçe. I ati Roberti mezi ka pritur orën 12 të mesnatës për të uruar vogëlushen me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Ai ka zgjedhur një video ku i bie pianos, ndërsa e bija i qëndron në shpinë me duart në qafë. Roberti luan këngën tradicionale të ditëlindjes.
Videon e ka shoqëruar me fjalë shumë të ndjera të një babai për të bijën.
“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë më ndriçon ditën. Talentet tua dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një paketë që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, shkruan Roberti.
Ende nuk kemi parë ndonjë postim të Norës që të kuptojmë nëse në këto kushte do të ketë një festë për të voglën Renne.
https://www.instagram.com/p/CAL424VnqkS/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu