Gjithë botë i ka sytë nga familja mbretërore britanike me zhvillimet e fundit, ku princi Harry dhe bashkëhsortja e tij, Meghan Markle, morën vendimin për të hequr dorë nga titujt mbretërorë e për t’u zhvendosur në Kanada ku do të jetojnë të pavarur financiarisht.
Për herë të parë pas vendimit të tyre, mbretëresha ka reaguar publikisht. Në faqen zyrtare të mbretërisë thuhet:
“Pas muajsh të tërë bisedime dhe pas diskutimeve të kohëve të fundit, jam e lumtur t’ju njoftoj se kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe suportive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.
Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të familjes sime.
Jam e vetëdijshme për sfidat që kanë përjetuar këto dy vitet e fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.
Dua t’i falenderoj për punën e palodhur rreth e përqark vendit, Komonuelthit dhe përtej tij dhe jam veçanërisht krenare për Meghan, që u bë me shpejtësi një nga ne.
Familja shpreson që marrëveshja e sotme t’i lejojë të ndërtojnë në jetë të paqtë dhe të lumtur.”
https://www.instagram.com/p/B7eJp7tJcXU/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu