Dita e djeshme ka qenë e gjitha dedikuar nënave me fëmijë për të dalë e për të shijuar lirinë dhe kohën e bukur të ditës së diel. Në kushte të tjera, një dalje e tillë do të merrej e mirëqenë, por në kohën kur kemi thuajse dy muaj në kushte të rrepta izolimi, duket se të tilla gjëra të vogla i vlerësojmë dhe na kënaqin më shumë.
Një nga nënat që e ka shijuar shumë daljen me të birin ka qenë edhe gazetarja Fatma Haxhialiu e cila ka shkruar fjalë shumë të bukura për të birin. E veçanta e marrëdhënies mes tyre, që e lumturon pafund gazetaren është fakti që ai e sheh përherë në dritë të syrit.
E ku ka lumturi më të madhe për një nënë?
“Çunat të mamave, gocat të babit. Sa e vërtetë është mi mamasita?
Unë gocë nuk kam, po ky biri xhevahiri është i gjithi i mamit, sorry babi (dhe pse je babi më i mirë në botë)🤣 Ja kshu e ka parë mamin në dritë të syrit që minutin e parë kur erdhi në jetë😍”, shkruan Fatma.
https://www.instagram.com/p/B_vCuClDi5x/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu