Fëmijët me naivitetin e tyre bëjnë pyetje të tilla që prindërit i vënë në një pozicion të vështirë duke mos ditur çfarë të bëjnë apo çfarë të thonë.
Kështu ndodh edhe me vajzën e këngëtares Rezarta Shkurta, Herën.
Tashmë 6 vjeç Hera është kurioze të dijë shumë gjëra, si për shembull kur ka lindur, apo si u bashkuan prindërit e saj.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi në story një video ku vogëlushja e pyet:
Pse u martove me babin?
Kur dola unë ditën apo natën, apo në mëngjes?”
Këngëtarja nuk ka publikuar përgjigjen e saj, që me siguri ka qenë shumë e sikletshme.
Me sa duket Hera tashmë po kalon fazën kur është kurioze për të ditur gjithçka.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu