Ndryshimet tek kërthiza janë gjithashtu shumë të zakonshme gjatë shtatzënisë.
Kërthiza juaj është një shenjë në bark që shënon pikën e lidhjes me kordonin .
Pse kërthiza del jashtë gjatë shtatzënisë?
Kur jeni shtatzënë, trupi juaj i nënshtrohet ndryshimeve, sidomos në pjesën e barkut. Ju shtoni në peshë dhe mitra juaj zgjerohet pasi fëmija rritet brenda saj. Përveç kësaj, trupi juaj përmban lëngje dhe ka një rritje të lëngjeve amniotike. E gjitha kjo bën që mitra juaj të ushtrojë presion në kërthizë dhe si rezultat kërthiza fillon të dalë jashtë.
Kjo është një dukuri shumë normale gjatë shtatzënisë dhe nuk duhet të shqetësohemi. Sipas mjekevë kërthiza kthehet në formën e saj origjinale, brenda pak muajsh pasi të keni lindur.
A mund ta parandalojmë kërthizën që të dalë jashtë gjatë shtatzënsië?
Ndërkohë që jeni shtatzënë, nuk mund ta pengoni barkun tuaj të rritet dhe rrjedhimisht nuk mund të pengoni kërthizën që të dalë jashtë. Në kushte normale disa njerëz mund ta kenë kërthizën të futur brenda ndërsa disa të tjerë e kanë në formë të nxjerrë. Forma origjinale e kërthizës nuk tregon asgjë për formën që ajo do të marrë gjatë shtatzënisë.
Çfarë ndodh me kërthizën pas lindjes?
Gjatë shtatzënisë, lëkura rreth zonës së kërthizës bëhet e lirshme. Prandaj me shumë mundësi kërthiza e dalë nga jashtë nuk mund të futet direkt brenda, menjëherë pas lindjes. Në rast se kërthiza nuk shkon në vendin e vet edhe pasi ka kaluar shumë kohë, mund të bëni një kirurgji të vogël plastike për ta kthyer atë në pozicionin që kishte në fillim.
Nëse ajo nuk kthehet në pozicionin fillestar, ky mund të jetë tregues i një hernie kërthizore, një problem ky mjaft I rallë. Kjo ndodh kur një pjesë e indit yndyror apo e zorrëve tuaja ngacmojnë zonën e kërthizës së barkut. Nëse vuani nga ky problem, mund të përjetoni edhe pak dhimbje dhe siklet. Ju duhet të kërkoni vëmendje të menjëhershme mjekësore nëse jeni duke përjetuar një fryrje të dhimbshme pranë kërthizës suaj.
Ju gjithashtu duhet të flisni me mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë zbehje rreth zonës së kërthizës.
Rreziku i zhvillimit të hernisë së kërthizës rritet në rastet e shtatëzanive të shumëfishta. Pra, nëse prisni binjakë ose më shumë fëmijë, rreziku juaj për të zhvilluar një hernie të kërthizës është i lartë.
Lexo edhe: Çfarë është hernia e kërthizës dhe si duhet vepruar?
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu