Natalia Bryant, një nga vajzat e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, ka folur së fundmi përmes një videoje për të atin dhe ndikimin e madh që ai ende ka te ajo.
Më herët gjatë këtij viti, Natalia nënshkroi një kontratë me “IMG Models” dhe së fundmi ju është përgjigjur disa pyetjeve. Ajo tregon se e ëma, Vanessa Bryant, është personi që ka ndikuar më shumë në stilin e saj, ndërsa kur e pyetën se çfarë e motivon, përgjigjja ka qenë: “Babai im”.
“Babai im dhe unë shikonim sa më shumë filma të mundnin dhe më pas analizonim sa më shumë filma të mundnim e flisnim për këtë gjë me muaj të tërë. Kudo që shkonim ne flisnim për filma të ndryshëm dhe na kujtoheshin skena prej tyre. Për shëmbull thoshim ‘Ua kjo ndërtesë më kujton këtë pjesë nga ky film’. Kjo gjë më ka frymëzuar dhe mendoj se këtë dua ta bëj përgjithmonë”, është shprehur ajo për të atin.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.