Bota e medias është tronditur ditën e sotme pas publikimit të lajmit se gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë.
Mësohet se gazetarja ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë gjatë procesit të lindjes.
Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Sulejmani, e cila është bashkëshortja e një diplomati nga Kosova në Hungari, ka lënë jetim tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.
Ka qenë drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati, ai që ka publikuar lajmin me një mesazh ngushëllimi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.
Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.
Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolege te RTK-se dhe me gjere pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, shkruan Kastrati.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu