Gjatë pushimeve në plazh fëmijët janë të prirur për të qënë më tepër nervozë dhe të bëjnë më tepër kapricio. Sipas disa studimeve kjo nuk është për shkak të jodit por sepse faj kanë edhe prindërit.
Përse prindërit janë fajtorë?
Fëmijët kanë tendencën të përshtaten mirë me ndryshimet, por ndonjëherë janë prindërit që nuk menaxhojnë tekat e tyre. Studjuesit shprehen se gjatë pushimeve në mal fëmijët janë më të qetë se në det, dhe kjo lidhet më tepër me aktivitetet që zhvillojnë atje se me faktorët ambientalë.
Ashtu sic është vërtetuar nga studimet, prindërit janë më të prirur për të mos respektuar rutinën gjatë pushimeve në det. Zakonisht mëngjesi konsumohet më vonë se zakonisht dhe kjo bën që fëmija të mos ketë uri në drekë, por të ketë pasdite dhe kjo do të shkaktojë një irritim tek ai. Gjithashtu një problem është edhe gjumi i mbrëmjes, duke qënë se prindërit gjatë pushimeve në det dëshirojnë të dalin edhe në mbremje duke tejkaluar orarin e gjumit të fëmijës, të cilin ai e përjeton me të qara dhe nervozizëm.
Një tjetër faktor që ndikon është edhe mënyra e të luajturit, fëmija vrapon, futet në det, krijon miqësi të reja, më pas prindërit luajnë më tepër se zakonisht me të dhe në fund të ditës ai do të jetë tepër i lodhur dhe irrituar.
Si duhet të veprojmë në këtë rast?
Sipas ekspertëve prindërit duhet të organizojnë më mirë veprimtaritë e tyre gjatë ditës duke i përshtatur ato me rutinën dhe oraret e fëmijës. Edhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në orar do të ishte mirë të bëhej brenda disa kufijve të lejuar, për shembull të kapërcehej ora e gjumit me maksimumi 1 orë dhe jo 2-3 orë apo më shumë, orari i ushqyerjes me disa minuta dhe jo 1 apo 2 orë e me radhë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu