Foshnjat janë delikate dhe të brishta. Ata kanë nevojë për kujdestarë për të gjitha nevojat dhe dëshirat e tyre, duke përfshirë edhe ato më themelore. Qoftë të ushqyerit, të fjeturit gjatë ditës, të ndërruarit e pelenave, çdo aktivitet kërkon mbikëqyrjen e nënave të tyre.
Nënat janë më të shqetësuarat për mirëqenien e foshnjave të tyre. Dhe shpesh, kjo ka të bëjë me sigurimin e vaktit të duhur dhe ushqimit të duhur për të vegjëlit. Kjo më pas bën që lëvizjet e zorrëve të bebeve të jenë të rregullta dhe tretja e ushqimit të shkojë siç duhet.
Ndërkohë që është një lehtësim i madh kur një i porsalindur ka lëvizje të qëndrueshme të zorrëve (dhe defekim në mënyrë të rregullt), kjo gjithashtu do të thotë një detyrë shtesë për nënën e re – ndryshimi i shpeshtë i pelenave. Dhe kjo sjell një pyetje të rëndësishme për mendjen e cdo mamaje – për sa pelena ka nevoja foshnja gjatë tri muajve të parë?
Foshnjat e sapolindura mund të kërkojnë pothuajse mijëra pelena gjatë muajve të parë. Kaq shumë sa që ju do të ndiheni të tunduar të nxitoni për në supermarketin më të afërt dhe të mbushni shtëpinë me disa pako ekonomike (pasi ju mund të keni nevojë edhe për shumë se aq gjithsesi!).
Shumica prej jush mund të ketë dëgjuar për këtë fakt gjatë shtatzënisë ose në librat e prindërimit – një foshnje do të përdorë nga shtatë deri në dymbëdhjetë pelena në ditë gjatë fazës fillestare. Por ju përsëri mund të keni menduar se kjo do të ishte gati e pamundur. Për të mos përmendur se sa i lodhshëm dhe rraskapitës mund të jetë procesi për të ndryshuar atë numër pelenash në një ditë!
Këto libra kanë absolutisht të drejtë kur thonë se i porsalinduri juaj do të kalojë nëpër kaq shumë pelena gjatë muajve të parë!
Momjunction ka bërë disa llogaritje të thjeshta për të përcaktuar se për sa pelena në ditë ka nevojë një foshnjë në muajt e parë. Natyrisht sipas rasteve të ndryshme ky numër mund të ndryshojë. Pra, le të supozojmë se fëmijë mund të ketë nevojë për shtatë pelena brenda një dite. Pastaj, në një javë, do të duheshin 49 pelena (pasi ka 7 ditë në javë). Çdo muaj ka 4 javë, kështu që ne shumëzojmë 49 me 4 për të marrë numrin e pelenave që ju mund të keni nevojë për një muaj, dmth. 196. Tani thjesht thjesht shumëzoni 196 me 3 dhe ju do të dini se sa keni nevojë në tre muajt e parë. Numri i artë është 588 pelena!
Ka shumë shanse që pelenat të jenë produkti më i kërkuar në këtë fazë të jetës së bebes. Pra, zgjidhni një produkt që i përshtatet më së miri nevojave të voglit/ës tuaj. Mundohuni të zgjidhni një pëlhurë të pelenës që ka një astar anash që ndihmon për ta mbajtur fëmijën të thatë, duke e bërë atë të ndjehet rehat. Gjatë natës, kërkoni për pelena që mund të ofrojnë mbrojtje gjatë natës (deri në minimumi 12 orë).
Në fakt, tani ka pelena në treg të cilat ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë të karakteristikave. Disa pelena sigurojnë një tregues lagështie që ndryshon ngjyrën sa herë që është plot. Kështu, ato i tregojnë nënës se kur pelena duhet të ndryshohet.
Tani që e dini numrin e saktë të pelenave të nevojshme për në muajt e parë, kërkoni për pelena që përmbushin të gjitha nevojat e të voglit/ës tuaj. Dhe, ruani në shtëpinë tuaj shumë pako si këto pelena. Paçi fat!
Lexo edhe: 7 Gjërat që duhet të keni parsysh kur blini pelenat për bebin
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu