Gjatë pandemisë Covid-19 mësuam t’i japim rëndësinë e duhur larjes së duarve mirë. Një veperim që shumë shpesh bëhet shumë me ngut. Tani, një hulumtim i kryer nga disa fizikanë britanikë dhe i botuar në revistën “Physics of Fluids” zbulon kohëzgjatjen e nevojshme për të siguruar pastrim optimal: 20 sekonda janë të mjaftueshme për të larë duart mirë, duke eleminuar viruset dhe bakteret, por ju duhet të ushtroni relativisht shumë forcë dhe kjo vlen për të gjithë familjen.
Bazuar në një model matematikor
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit britanikë përdorën një model matematikor të aftë për të ekzaminuar mekanizmat më të rëndësishëm pas larjes së duarve dhe vlerësimin e kohës minimale për të zhdukur papastërtitë, viruset dhe bakteret. Praktikisht, studiuesit përdorën sipërfaqe të valëzuara, të cilat përfaqësonin duart dhe, duke punuar në dy dimensione duke përdorur një sapun të lëngshëm, ata i fërkuan së bashku duke simuluar larjen.
Veproni në thellësi mbi papastërtitë
Duke përdorur këtë model, studiuesit ishin në gjendje të zbulonin sesi, gjatë larjes, papastërtitë e duarve bllokohen midis sipërfaqes së ashpër dhe të pabarabartë të duarve. Prandaj, nevojitet energji më e madhe për t’i eliminuar ato, por edhe një rrjedhje mjaft e bollshme e ujit për të hequr grimcat e mbërthyera.
Rëndësia e energjisë
Siç shpjegohet nga Paul Hammond, lëvizja e duarve tuaja shumë ngadalë ose butësisht anulon ndikimin që forca e ujit mund të ketë në grimcën e bllokuar midis indeve. Një veprim energjik është thelbësor për të çliruar papastërtitë dhe për t’i eleminuar ato, në mënyrë që të jeni në gjendje të lani duart mirë në 20 sekonda. Dhe kjo është po aq e vërtetë në shtëpi sa kur jeni larg shtëpisë, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.
Lëvizja e sugjeruar nga studiuesit është e ngjashme me atë të fërkimit të rrobave për të hequr një njollë.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://www.binance.com/ES_la/register?ref=VDVEQ78S
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.gate.com/share/XwNAUwgM
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.