Për shumë familje pushimet nënkuptojnë të shkuarin në det, por në të vërtetë për një fëmijë do të ishte mjaft i përshtatshëm edhe mali.
Përfitimet e të pushuarit në mal
Do të ishte një vend shumë i mirë për të kaluar pushimet e verës, e rëndësishme është të ndiqen disa rregulla. Pushimet në mal do të jenë të përshtatshme për fëmijën sepse do të ofrojnë një klimë të mirë, me temperatura jo shumë të larta as shumë të ulëta. Pushimet në mal do të favorizojnë oreksin e fëmijës dhe gjumin e mirë. pushimet në mal nuk e turbullojnë rutinën e fëmijës, pa harruar të përmendim edhe përfitimet e kontaktit me natyrën.
Mos frekuentoni malet shumë të larta
Duhet të tregoni kujdes që të mos ngjiteni në lartësi mbi 1500-2000 metër, për të evituar ftohjet dhe problemet me frymëmarrjen, gjë që do ta mundonte fëmijën. Kujdes me disa zona me shkëmbinj dhe barishte të larta, pasi ato mund të ishin habitati i kafshëve të rrezikshme.
Si duhet të jetë veshja e fëmijës?
Duke qënë se klima do të jetë e freskët duhet të keni me vete edhe veshje të gjata, çorape të gjata për t’u veshur gjatë shëtitjeve si edhe kapele. Materiali më i mirë do të ishte pambuku. Përdorni edhe krem mbrojtës me faktor të lartë. Fëmija duhet të konsumojë sa më shumë fruta.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu