Eneda Tarifa ka folur për herë të parë për jetën e saj sentimentale pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
E pyetur në programin Soiree, nëse është dikush në zemrën e saj, këngëtarja Eneda Tarifa ka pohuar se është dikush dhe ajo është vetëm vajza e saj.
“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur Eneda Tarifa.
Të ftuarit e tjerë në program e kanë “ngacmuar” për pjesën e mbetur të vendit në zemër dhe me humor, Eneda ka ditur të kthejë një përgjigje të mençur, duke thënë se njëherë që ka shansin të ketë pak vend dhe hapësirë për veten do ta shfrytëzojë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu