Sipas ekspertëve, shkaqet që shkaktojnë komplikime kardiologjike janë të rrënjosura në vitet e para të jetës dhe për këtë arsye grupi i Studimit të Rrezikut të Problemeve të Zemrës në Itali ka publikuar pesë rregulla që do të ruanin shëndetin e mirë të zemrës tek fëmijët.
Ndryshime vaskulare
Gianni Bona, një ish ekspert i Pediatrisë në Universitetin e Piedmontit, shpjegon se proceset e ndryshimit të enëve të gjakut, fillojnë në 10 vitet e para të jetës: “Kalbja” e arterieve fillon nga dita e parë e jetës dhe i prek të gjithë: ndryshimi qëndron tek shpejtësia me të cilën këto procese ndodhin në njerëz të ndryshëm “.
Faktorët e rrezikut
Disa faktorë rreziku që favorizojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare mund të jenë tashmë të pranishëm dhe aktive që në vegjëli. Ndër këto më të rëndësishmet janë mbipesha dhe obeziteti. Pesha e tepërt ka kontribuar gjithashtu në ndryshimet e shpeshta tek enët e gjakut (që konsiderohen si të rralla tek fëmijët). Në fakt hipertensioni arterial ndikon në 4% të fëmijëve ndërmjet 6 dhe 16 vjeç (dhe 24% të fëmijëve obezë) ndërsa prevalenca e hiperkolesterolemisë vlerësohet në rreth 7% në grupmoshat 6-19 vjeç.
5 rregullat për fëmijët (dhe prindërit e tyre)
- Masni presionin e gjakut gjatë kontrolleve shëndetësore që në moshën 3-vjeçare.
- Ulni sasinë e marrjes së kripës në dieta, por edhe konsumin e fruktozës që ndodhet veçanërisht në pije me sheqer.
- Inkurajoni zakonin e një mëngjesi të plotë që përfaqëson të paktën 20-25% të kalorive ditore, favorizoni përdorimin e ushqimeve të plota dhe të papërpunuara, të cilat janë të pasura me fibra, hiqni nga dieta ushqimet që nuk përthithen nga zorrët.
- Nxisni praktikimin e aktivitetit fizik të rregullt, që nga ecja e deri tek aktivitetet e tjera.
- Favorizoni kohën e mjaftueshme për gjumë për secilin fëmijë.
Lexo edhe: Obeziteti mund të shkaktojë 13 lloje kanceri
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu