Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t’u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo jo ne i ekspozojmë fëmijët ndaj temave dhe situatave me karakter seksual, në mënyrë të dëmshme. Kështu, ne ndikojmë në hiperseksualizimin e tyre. Hiperseksualizmi i fëmijëve është tema për të cilën psikologia Lorela Garuli ka dhënë shpjegimin profesional se çfarë është dhe përse konsiderohet i dëmshëm për fëmijët.
“Media dhe rrjetet sociale kanë një rol gjithnjë e më të madh në përcjelljen e kesaj qasjeje jo pozitive në edukim.
Rreziku i kësaj mënyre është që krijon jo vetëm pritshmëri jorealiste për pamjen, por vë theksin në mënyrë të ekzagjeruar tek pamja dhe estetikja.
Imazhi mund të bëhet mënyra kryesore për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë konfirmim social (për vajzat), ndërkohë djemtë mund të zhvillojnë një formë maskilizmi, ku mënyra kryesore për të ndërtuar marrëdhëniet, do të jetë ajo seksuale”, -shpjegon psikologia Lorela Garuli.
Çfarë është hiperseksualizimi i fëmijëve?
Është tendenca (e gabuar) ku fëmijët nxiten të sillen, flasin, veprojnë, vishen si më të rritur.
Është mbivlerësimi dhe mbiekspozimi ndaj aspektit sensual dhe seksual të personalitetit të fëmijës, që është i papërshtatshëm për moshën dhe zhvillimin e vet.
- Një fëmijë në kopsht që pyetet a ka “të dashur”.
- Një djalë që i thonë se kur të rritet “do bëjë namin” me vajzat.
- Një vajzë që nxitet dhe përkrahet të lyhet, vishet dhe sillet si e rritur.
- Vajza të vogla me këpucë me taka, buzëkuq, veshje që imitojnë ato të grave, kërcime/lëvizje sensuale.
- Djem që heqin dorë herët nga loja, pasi nxiten të sillen “si burra”, të flasin me fjalor të papërshtatshëm, të ngacmojë/ofendojnë vajzat.
https://www.instagram.com/p/CE9PhPeAB1y/
Lexo edhe: Kur dhe si t’i flasim fëmijës për seksin?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu