Janë pajisje shumë të rëndësishme në kuzhinën e çdo shtëpie apo restoranti, por a e dini se kanë edhe një afat të caktuar përdorimi? E dini përse? Sepse nuk mjafton që të blini vetëm perime të stinës, për një shëndet më të mirë është e domosdoshme edhe një enë jo e prishur.
Për sa kohë duhet të ndërrojmë tiganët?
Deri tani më të përdorurat janë ato që nuk ngjisin ushqimin por edhe për shkak se mund të përgatisin pjata shumë të shijshme me shumë pak yndyrë. Ato janë të përbëra nga një material i quajtur “Teflon” që është në gjendje të durojë temperatura shumë të larta. Por këta lloj tiganësh kanë një afat shumë të shkurtër përdorimi dhe konkretisht nuk mund të përdoren më shumë se 2 vjet. Gjatë kësaj kohe ato mund të jenë gërvishtur dhe kështu ushqimi fillon të ngjisë. Këto lloj enësh duhet të pastrohen me uthull, ujë dhe sapun neutral. Mos i pastroni me anën e telit.
Po në lidhje me enët profesionale?
Shefët e kuzhinës shpesh preferojnë të përdorin enë kuzhinë që janë të përbëra nga materialet: qeramike, inoks, bakër se alumin të cilat janë më cilësore dhe kanë një jetëgjatësi më të madhe. Ato sigurisht janë më të kushtueshme por i përgatisin ushqimet në një mënyrë të veçantë. Keto enë duhet të pastrohen me ujë dhe uthull në mënyrë që të dëmtohen sa më pak të jetë e mundur, por edhe të largohen të gjitha papastërtitë e mundshme.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu