Artisten e njohur Klea Huta e ndajnë vetëm pak ditë nga momenti i shumëpritur kur do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri Elgit Doda, janë në pritje të djalit të tyre të parë.
Gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël, Klea ka publikuar në rrjetet sociale përgatitjet e para për vogëlushin, duke ndarë edhe emocionet që shoqërojnë këto momente.
Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e gjithë ndjekësve me një foto bardhezi, ku duket mjaft barku i rrumbullakosur.
“E dua këtë set fotografik me këta dy artistë. Faleminderit për kujtimet e ëmbla”, ka shkruar ajo krahas fotos artistike.
Pak ditë më parë, Klea ndau me ndjekësit një nga nepset e saj të shtatzanisë, dëshirën për tortë në mes të natës, ku kërkonte ndihmë se ku mund ta gjente në atë orë.
https://www.instagram.com/p/CAS67R3Dzuz/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu