Dymbëdhjetë ditë pas lindjes së fëmijës së dytë, Sara Hoxha bën një gjest shumë fisnik dhe bujar. Tashmë që vogëlushi i saj është pak më i rritur, ajo ka vendosur që rrobat e tij të para, disa produkte për të porsalindurit dhe qumësht formulë, t’i dhurojë për nevojtarët.
“Po kërkoj dikë që t’i dhuroj një çantë me produkte për të porsalindur, qumësht formulë si dhe rroba për fëmijë prematurë (2-2.5 kilogramë).
Nëse njihni dikë që ka lindur së fundmi dhe është në nevojë, më thoni”, – ka shkruar Sara.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu