Reperja Loredana Zefi u bë nënë 10 muaj më parë, kur solli në jetë vajzën e saj Hana, nga martesa me këngëtarin Mozzik.
Vogëlushja u quajt Hana dhe prindërit i kanë hapur një llogari Instagram që numëron mbi 200 mijë ndjekësa.
Loredana është rikthyer në punë duke publikuar këngë të reja, edhe pse ka kohë që përflitet për një ndarje mes çiftit.
Së fundmi ajo ka publikuar në Insta Story disa foto të vetat ku tregon se është më e dobët se ç’ka qenë para shtatzënisë.
Si e ka arritur të gjithën këtë? Sipas këngëtares e gjitha ka ardhur në mënyrë natyrale.
“Më e hollë se para shtatzënisë dhe kjo pa liposuksion dhe fitness.”, shkruan ajo.
Në foto shihet barku i sheshtë i këngëtares që shumë vajza do ta kishin zili.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu