Në këtë moshë, shumica e fëmijëve 11 muajsh mund të flenë gjatë gjithë natës, pa u ushqyer, dhe të bëjnë dy dremitje për një total prej 2 deri në 2 orë e gjysmë në ditë plus 11-12 orë gjatë natës. Një përqindje shumë e vogël fëmijësh kalojnë në vetëm një dremitje që në moshën 11 muajshe, por jo shumë, kështu që merrni në konsideratë 2 dremitje nëse nuk jeni të sigurt. Shumica e foshnjave lodhen shumë dhe gjumi mund të dalë jashtë kontrollit, kështu që unë rekomandoj gjithmonë të mbani dy dremitje sa më gjatë që të jetë e mundur pasi mosha mesatare për të kaluar në një gjumë është 15-18 muajshe. Edhe pse shumë foshnje mund të kalojnë gjithë natën pa u zgjuar asnjëherë për t’u ushqyerje, për disa të tjerë funskionon më mirë me një ushqyerje pas orës 4 ose 5 të mëngjesit dhe flenë më gjatë sesa kur nuk ushqehen fare. Rekomandohet të paktën një përpjekje për të hequr gjirin gjatë natës, sepse është një problem pak si një rreth vicioz. Është e vështirë të inkurajosh të ushqehet më shumë gjatë ditës kur fëmija ushqhet gjatë natës dhe është e vështirë të dekurajosh të ushqehet gjatë natës, kur nuk ha më shumë gjatë ditës.
Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.
Sasia ditore:
- Të paktën 3-4 seanca gjidhënieje në ditë ose formulë 700-950 ml ose kombinim i të dyjave
- Jo më shumë se 177-235 ml ujë ose lëng (për t’u siguruar që të pijnë mjaftueshëm qumësht gjiri ose formulë)
- 2 racione (1 racion = 1-2 lugë gjelle të thata) drithëra për bebe
- 2 racione drithëra të plota (1 racion = 1/2 fetë bukë ose 1/2 filxhan makarona me drithëra të plota)
- 2 racione fruta (1 racion = 3-4 lugë gjelle)
- 2-3 racione perime (1 racion = 3-4 lugë gjelle)
- 2-3 racione proteina (1 racion = 1-2 lugë gjelle)
- 1 racion bulmet (1 racion = 1/2 filxhan kos, 1/3 filxhan gjizë ose djathë të grirë)
- Ju gjithashtu mund të ofroni të verdhë veze të gatuar (por ndoshta jo të bardhë veze deri në moshën 1 vjeçare për shkak të alergeneve – megjtihatë për megjithatë për çdo rast konsultohuni me mjekun tuaj)
Modeli 1
7:00 – Zgjimi dhe qumështi i gjirit ose formula
9:00 – Mëngjesi
10:00 ose 10:30 – Dremitja mëngjesit (të paktën 1 orë)
11:00 – Qumështi i gjirit ose formulë plus një mesvakt
1:00 – Dreka
2:00 ose 2:30 – Dremitja e hershme e pasdites (të paktën 1 orë)
3:00 – Qumështi i gjirit ose formulë plus një mesvakt
5:00 – Darka
6:15 – Filloni rutinën para gjumit
7:00 – Qumështi i gjirit ose formula dhe vënia në gjumë
Modeli 2
7:00 – Zgjimi
7:15 – Mëngjesi plus qumështi i gjirit/ushqyerja me formulë
9:15 – Mesvakti
10:00 ose 10:30 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)
12:00 – Dreka plus qumësht gjiri/ formulë
2:00 ose 2:30 – Dremitja e pasdites (të paktën 1 orë)
3:30 – Mesvakti
5:00 – Darka plus qumështi i gjirit/ formula
6:15 – Filloni rutinën para gjumit
7:00 – Pak qumësht gjiri ose formulë dhe vënia në gjumë
Lexo edhe: Rutina e gjumit të bebit 12 muajsh (1 vjeç)
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.