Ditën e djeshme këngëtarja Olta Boka përjetoi gëzimin më të madh të jetës, duke u bërë nënë për herë të parë. Ajo e dha vetë lajmin e bukur përmes rrjeteve sociale ku bëri gjithashtu të ditur emrin e veçantë të vogëlushes, të cilën e ka quajtur Gaia.
Origjina e emrit Gaia vjen nga mitologjia greke dhe mban kuptimin “nëna e Tokës”. Nga greqishja γαια (gaia), është një formë paralele e kuptimit “tokë”. Në mitologjinë greke, Gaia quhej Perëndesha e Tokës.
Olta zgjodhi fjalë shumë të bukura e hyjnore për të përshkruar ndjesinë që i fali vogëlushja Gaia e cila e bekoi me ardhjen e saj në jetë.
“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj 👼🏼, perëndesha e jetëve tona👑
Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet!
Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e Tij!”- shkruan Olta.
https://www.instagram.com/p/CCq0cE8FQPV/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu