Ditën e djeshme ka festuar 6 vjetorin e lindjes djali i këngëtarit të ndjerë Doktor Florit. Në këtë ditë të rëndësishme pranë Danielit ka qenë familaj e tij, Blerina bashkëshortja e Doktor Florit, Kaltrina e bija, gjyshërit, vëllai i këngëtarit, Albani të cilët kanë organizuar festën e ditëlindjes.
Por, dy persona që kurrë nuk e kanë harruar familjen e mikut të tyre dhe u janë gjendur pranë në çdo çast, sidomos në ato më të rëndësishmet janë dy pjesëtarët e tjerë të grupit West Side Family, Landi dhe Miri.
Ata nuk kishin si të mungonin as dje, teksa Landi ka prekur zemrat e ndjekësve me fjalët që i ka dedikuar Danileit në ditën e tij të lindjes.
“Dje. Sot. PËRGJITHMONË!
Gëzuar Dani!
Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është!
VETËM Zoti është gjykatësi yt!”- ka shkruar Landi krahas postimit të ditëlindjes.
https://www.instagram.com/p/CE5KD6GFGky/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu