Ngre alarmin Organizata Botërore e Shëndetit: Në Shqipëri situata alarmante nga kjo sëmundje

0 0

Tuberkulozi po bëhet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën dhe në Shqipëri situata është shumë serioze.

Alarmin e ka ngritur Organizata Botërore e shëndetit.

Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, janë shtuar 10 milion raste të tuberkulozit vetëm vitin e shkuar, ndërsa humbën jetën  484 mijë njerëz përgjatë 2018-ës.

Lidhur me të dhënat e vitit 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440.

Të dhënat tregojnë se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular, i cili në të kaluarën në gjuhën e përditshme njihej me emrin ‘’verem”. Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut. Shumica e njerëzve të prekur nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë. Në këtë rast sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur. Nëse këta persona nuk zbulohen dhe nuk trajtohen, sëmundja merr karakter agresiv, e mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën në rreth 50 për qind të personave të prekur.

Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X