Nëse nuk lani dhëmbët mund të prekeni nga kanceri i mëlçisë, ja çfarë thotë studimi i ri

Kujdesuni për shëndetin tuaj oral, pasi hulumtimet e reja kanë zbuluar se nëse nuk lani dhëmbët mund të rrisni rrezikun e kancerit të mëlçisë me 75 për qind.




0 0

Hulumtuesit në Queen’s University Belfast analizuan të dhënat nga mbi 469.000 njerëz në Britaninë e Madhe, duke investiguar lidhjen midis shëndetit oral dhe rrezikut të kancereve gastrointestinalë, duke përfshirë mëlçinë, zorrën së trashë, rektum-in dhe kancerin e pankreasit.

Ata kanë gjetur një lidhje të konsiderueshme midis mungesës së higjienës orale dhe kancerit hepatocellular (HCC), e cila është edhe forma më e zakonshme e kancerit të mëlçisë.

Mungesa e higjenës orale është e lidhur me rrezikun e disa sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, apo edhe goditjet në zemer dhe diabeti.

Nga 469.628 pjesëmarrës në studim, 4.069 u prekën nga kanceri gastrointestinal gjatë një periudhe (mesatare) gjashtë-vjeçare. Në 13% të këtyre rasteve, pacientët raportuan se kishin mungesë të higjienës orale.

Cfarë e lidh mungesën e higjienës me kancerin e mëlçisë

Arsyeja pse mungesa e higjienës mund të jetë më e lidhur me kancerin e mëlçisë, në vend të kancereve të tjerë të tretjes nuk është shumë e qartë.

Një shpjegim është roli i mundshëm i baktereve në gojë që bëjnë të mundur zhvillimin e kancerit.

Mëlçia kontribuon në eliminimin e baktereve nga trupi i njeriut. Kur mëlçia preket nga sëmundje të tilla si hepatiti, cirroza ose kanceri, funksioni i saj bie dhe bakteret mbijetojnë gjatë dhe prandaj kanë edhe potencial të shkaktojnë më shumë dëm.

Një tjetër teori që shpjegon se rreziku i prekjes nga kanceri mund të jetë i lartë nëse ke higjienë të dobët orale është se pjesëmarrësit të cilëve u mungonin shumë dhëmbë, mund të ndryshonin dietën e tyre duke konsumuar ushqime më të buta dhe më pak ushqyese të cilat nga ana tjetër ndikonin në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Kanceri i mëlçisë është sëmundja vrasëse e gjashtë më e madhe në BE me një mbijetesë prej vetëm 11 për qind në pesë vite. Besohet se gati gjysma e rasteve të kancerit të mëlçisë janë të parandalueshme dhe janë rezultat i mbipeshës ose i obezitetit, pirjes së duhanit dhe alkoolit.

Lexo edhe: Vitamina D parandalon kancerin e zorrës së trashë

Materiale te ngjashme

Përse nuk është mirë ta...

Sa shpesh duhet të lani të porsalindurin tuaj? Ka një arsye të mirë pse duhet ta anashkaloni banjën e fëmijës suaj sonte. Mësoni sa shpesh duhet të lani të porsalindurin...

20 sekonda mjaftojnë për të...

Gjatë pandemisë Covid-19 mësuam t’i japim rëndësinë e duhur larjes së duarve mirë. Një veperim që shumë shpesh bëhet shumë me ngut. Tani, një hulumtim i kryer nga disa fizikanë...

Në vjeshtë rikthehen parazitët e...

Përkundër vëmendjes së madhe që sot i kushtohet higjienës, pastrimit dhe parandalimit të sëmundjeve, parazitët e kokës tek fëmijët janë një problem që ende nuk mund të çrrënjoset. Këta parazitë...

Mjaftojnë 24 ora pa i...

Higjiena e gojës është thelbësore për të parandaluar sëmundjet dhe jo vetëm në gojë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të mos qëndroni shumë gjatë pa larë dhëmbët. Ekspertët paralajmërojnë:...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X