Këngëtarja dhe folësja në radio Julka ka publikuar sot një foto të bashkëshorit, DJ të njohur Andy teksa mbante në duar një foshnje. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë të afërm të tyre, apo është një fotot e hershme e DJ me ndonjë prej djemve të tij.
Julka shkruan vetëm se të shoqit i shkojnë shumë bebet e vogla. Një prej komentuesve e ka pyetur këngëtaren nëse ky është momenti që ata po mendojnë të bëjnë një princeshë, përveç dy djemve që kanë, por përgjigja që ka dhënë Julka duket se e ka përjashtuar një mundësi të tillë.
“Kam frikë se duhet të kënaqem vetëm me fotot e vjetra”, – ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/B7yDFo-hDvj/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu