Edhe përdorimi i pishinës kërkon ndjekjen e disa rregullave të caktuara, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë të vogël. Në secilën moshë të tij, kontakti me ujin do të përjetohet në mënyra të ndryshme, prandaj duhet të keni parasysh disa gjëra në lidhje me frekuentimin e saj nga fëmijët.
3-36 muajsh
Fëmija fillon të fitojë besim, pra ka më pak frikë. Kjo është një ndjesi e re por që i zgjon ato të përjetuara në barkun e nënës, duke krijuar dalëngadalë njëfarë autonomie. Ai në fillim fillon të lëvizë nga pak duke u mbajtur nga ju dhe më pas mund edhe të zhytet.
3-5 vjeç
Fëmija fillon të mësohet si të luajë dhe bashkëveprojë në grup, nëse në pishinë ka edhe fëmijë të tjerë. Ai fillon të koordinohet më mirë, të ketë një frymëmarrje më të mirë, argëtohet dhe mund të fillojë të mësojë notin. Në këtë moment mund ta dërgoni edhe në një konkurs noti në mënyrë që aftësitë e tij të zhvillohen edhe më mirë dhe ai të mund të argëtohet dhe mësojë njëkohësisht.
5-7 vjeç
Fëmija në këtë moshë do të ketë aftësinë të mësojë disa stile të ndryshme noti, dhe nëse frekuenton një kurs, koordinohet edhe më mirë me pjesën tjetër të grupit. Edhe nëse do të ketë aftësi të shkëlqyera nuk do të mund të marrë pjesë në gara deri në moshën 8 vjeçare. Në këtë moshë ai mund të përdorë një pishinë më të thellë se ajo e fëmijëve. Zakonisht, qëndrimin më të mirë të trupit gjatë të notuarit fëmija e fiton nga viti i 6 i jetës.
Nëse mendoni të regjistroni fëmijën në një sport, mund të merrni në konsideratë edhe notin. Ai është tepër i pëlqyeshëm prej tyre si edhe i zhvillon shumë jo vetëm fizikisht.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu